Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka lënë në fuqi shkallën e Parë duke dhënë vendimin më 110 vite burg në total për personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Limit”.
Personat e lënë në burg nga GJKKO janë: Sokol Mesini, Enkeled Sadik, Kristo Cobaj, Hysni Sadik, Bektash Zenel, Andrea Caca, Besjan Zenel, Bilbil Shqalsi, Eljon Jaho, Emiljano Kalemi, Aleksander Pepi, Festim Çorbaxhi, Gjergji Muke, Romeo Tare, Rexhep Pipek.
Në vitin 2019, pas 3 vitesh hetimesh, gjatë operacionit ‘Limit’ u shkatërruan 4 grupe kriminale të trafikut të kokainës dhe kanabisit që përpunohej në vendin tonë dhe trafikohej në Greqi, Turqi dhe vende të BE-së.
Operacioni i koduar “Limit” u krye nga ish-Prokuroria për Krime të Rënda në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe autoritetet greke.
LEXONI GJITHASHTU:
- Apeli i GJKKO-së i refuzon kërkesën, Lefter Koka në qeli me 2 masa sigurie
- GJKKO nuk ndryshon masën e sigurisë, Bllako mbetet në burg