Trafikantja padit Netflix-in, pretendon të drejtat e serialit ‘Mbretëresha e Jugut’

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një shtetase meksikane, që ka shlyer një dënim me burg në Shtetet e Bashkuara për lidhje me trafikun e drogës, ka paditur gjigantin amerikan Netflix.

Sandra Avila Beltran ka deklaruar përmes avokatit të saj se seriali i kompanisë amerikane, “Mbretëresha e Jugut”, bazohet tërësisht në jetën e saj.

Avila Bletran thotë se historia ishte përdorur pa konsensusin e saj dhe tani kërkon që të dëmshpërblehet me 40% të honorareve.

- Advertisement -

Krahas serisë televizive, mbi figurën e saj ka pasur edhe narko-balada të shkruara nga banda të ndryshme të drogës.

61-vjeçarja ka qenë famëkeqe në Meksikë edhe përpara se seriali i Netflix të transmetohej. E njohur si Mbretëresha e Paqësorit, jeta e saj ishte treguar edhe në telenovelën me të njëjtin titull, arsye për të cilën ajo ka paditur edhe rrjetin televiziv meksikan Telemundo.

Xhaxhai i saj është Migel Angel Felix Gallardo, një nga themeluesit e kartelit të fuqishëm të Guadalaharës.

Por ishte marrëdhënia e saj me lordin kolumbian të drogës Juan Diego Espinosa që e futi në telashe me ligjin.

Ajo u arrestua në kryeqytetin meksikan në 2007-n, prej nga u ekstradua në Shtetet e Bashkuara, ku u shpall fajtore për akuzën e favorizimit të trafikut të narkotikëve.

Pas shlyerjes së dënimit ajo u kthye në vendlindje dhe pas rrëzimit në vitin 2015 të një akuze për pastrim parash, Avila Bletran jeton e lirë dhe kërkon atë që mendon se i takon.

LINI NJE KOMENT

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

Përplasja e shqiptarëve në Londër me Policinë, avokati zbulon çfarë pritet të ndodhë

Avokati Naim Hasani është shprehur se autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë qenë në zbatim të ligjit, në momentin që kërkuan shpërndarjen e tubimit...

Ministri serb i Mbrojtes falenderon ambasadorin rus: Ju ruani territorin tonë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç u takua me ambasadorin e Federatës Ruse në Beograd, Aleksandar Harchenko. Vuçeviç ka falënderuar gjatë takimit...

Përplasjet e “çunave të Londrës”, organizatori: Telefonata që alarmoi policinë

Enkeleid Omi, organizator i tubimit në Londër ishte këtë të mërkurë i ftuar në Euronews Albania për të folur për ngjarjen që pasoi festën...

TË FUNDIT

Moska akuzon Perëndimin: Po kërcënon ekzistencën e OSBE-së

Rusia tha më 29 nëntor se shtetet perëndimore kanë tentuar që t’ua ndalojnë pjesëmarrjen zyrtarëve rusë në takimin e Këshillit Ministror të Organizatës për...

“S’kuptoni nga politika e jashtme”, Vuçiç sulmon opozitën: Hoqa 28 njohje të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka mbrojtur politikën e jashtme të qeverisë së tij lidhur me Kosovën përballë kritikave të opozitës. Në një intervistë për...

Sondazh

A e mbështesni marëveshjen e Shqipërisë me Italinë për ardhjen e emigrantëve?
×