English

Trafiku i kokainës, GJKKO pushon çështjen për babain e Arbër Çekajt

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Posaçme ka vendosur të pushojë çështjen kundër Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i cili akuzohet për trafikun e 613 kg kokainë përmes kontejnerëve me fruta. Ky vendim erdhi pas kërkesës së përsëritur të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), e cila argumentoi se nuk kishte prova të mjaftueshme për të vërtetuar përfshirjen e Selim Çekajt në trafikun e drogës.

- Advertisement -

Gjyqtari Erion Bani, i cili shqyrtoi çështjen, deklaroi seancën e kaluar se do të merrte një vendim vetëm pasi të njihej me aktgjykimin për djalin e Selim Çekajt, Arbër Çekajn. Ky i fundit është dënuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Selim Çekaj ishte arrestuar në tetor 2021, pasi në një nga kontejnerët e kompanisë së regjistruar në emrin e tij u kapën 49 kg kokainë. Megjithatë, deri në shpalljen e vendimit të sotëm, ai ishte në liri pa masë sigurie.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?