Gara e Rally Dakar në Arabinë Saudite, ka përfunduar me një tragjedi, teksa piloti Paulo Gonçalves ka humbur jetën. 40-vjeçari i cili merrte pjesë në ekipin e ‘Hero’ është rrëzuar në kilometrin e 276-të të etapës së shtatë.
Ndonëse menjëherë i është ofruar ndihma me helikopter, ka qenë e pamundur për ta shpëtuar. Portugezi u gjet pa ndjenja dhe paraprakisht dyshohet se ka pësuar një atak kardiak.
Gonçalves garonte prej 14 vitesh në këtë sport, duke arritur dhe vendin e dytë në vitin 2015 në Garat e Rally Dakar. Gjatë karrierës së tij, portugezi ka zhvilluar 13 gara të rëndësishme.