Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Detaje të për mediat në Kosovë dha zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Ai tha se vdekja e tre fëmijëve erdhi si pasojë e shembjes së pllakës se një shtëpie të pabanuar.
“Më datë 1 shkurt 2025, rreth orës 22:50, jemi njoftuar se në fshatin Jabllanicë është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, si dhe ekipet e emergjencës, përfshirë ambulancën dhe zjarrfikësit. Personeli mjekësor ka konstatuar në vendngjarje vdekjen e viktimave. Lidhur me rastin, është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilin, aktualisht janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore”, tha ai.
Njëri nga viktimat është 16 vjeç dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për të tretin ende nuk dihet mosha saktë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosovë| Sot nis zbatimi i listës zyrtare të çmimeve të barnave
- Ndikimi i Trump në ekonominë e Kosovës, si e shohin situatën analistët e ekonomisë