Të paktën 10 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, vdiqën këtë të martë kur një autobus me rreth 20 pasagjerë rrëshqiti nga një traget dhe u zhyt në lumin Nil afër Kajros, thanë autoritetet egjiptiane, duke shtuar se shkaku i aksidentit nuk ishte ende i qartë.
Mediat shtetërore raportuan se të paktën pesë gra janë zhdukur, raporton AP.
Ahmed Rashed, guvernator i provincës Giza, një nga tre provincat që përbëjnë Kajron e Madhe, tha se autobusi ishte nxjerrë nga lumi dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta gjetur dhe shpëtuar atë kishin dështuar.
Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjashtë persona të lënduar janë trajtuar në vend, ndërsa tre janë dërguar në spitale, pa specifikuar natyrën e lëndimeve.
🇪🇬 A small bus in Egypt carrying 22 passengers fell into the Nile River. 10 of these passengers were schoolgirls, and all of them died.pic.twitter.com/6fYCu24Tmo
— Total Randomness (@Totalrandome) May 21, 2024
- Moldavia, shteti i parë që nënshkruan pakt të sigurisë dhe mbrojtjes me BE-në
- Polonia heq detyrat e shtëpisë| Gëzojnë nxënësit e fillores, dëshpërim te mësuesit