English

Tragjedia e familjes Cara në Thumanë ku humbën jetën 7 familjarë nga tërmeti

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Familja Cara në Thumanë ishte një nga më të prekurat nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 viktima. 7 prej tyre ishin anëtarë të familjes Cara, ndërsa vetëm 2 anëtarë të kësaj familje arritën të shpëtonin.

- Advertisement -

“Akoma nuk e besoj se çfarë ka ndodhur, nuk dua ta besoj se fëmijët e vëllait tim nuk jetojnë më. Është një tmerr i vërtetë”, tha Taulant Cara, i afërm i familjes Cara për Euronews Albania.

Cara përcolli për në banesën e fundit tre fëmijët dhe bashkëshorten e të vëllait, të fejuarën e nipit si dhe vajzën dhe nënën e vajzës së xhaxhait.

Të mbijetuarit vuajnë ende pasojat e tragjedisë që trazoi zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm.

Kryefamiljari Albert Cara i cili u dërgua me urgjencë për mjekim në Itali e ka kaluar rrezikun për jetën përpos dëmeve të parikuperueshme dhe pritet të kthehet së shpejti në Shqipëri.

Nga shoku i pësuar për humbjen e nënës dhe vajzës, në gjendje të rënduar psikologjike vijon të jetë edhe Lindita Cara.

Kjo familje banonte në dy apartamente, në kat të parë dhe të pestë të pallatit që u shemb në Thumanë, një nga zonat më të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Qeveria shqiptare e shpalli 27 nëntorin, ditë zie kombëtare, në nder të viktimave të tërmetit fatal.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?