English

Tranportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, shpallet në kërkim 22-vjeçari

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një 22-vjeçar është shpallur në kërkim ndërsa po vijon puna për identifikimin e një personi tjetër në Kakavijë. Këta persona po transportonin drejt Kakavijës  14 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

- Advertisement -

Autorët gjatë ndjekjes së Policisë  duke përfituar nga errësira kanë braktisur automjetet dhe janë larguar.

Njoftimi i policisë:

Emigrant nga Nepali dhe India  të cilët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi  me destinacion Greqinë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se dy shtetas  po transportonin emigrantë të paligjshëm drejt Kakavijës, me destinacion Greqinë  organizuan punën për goditjen e këtij rasti.

Në kuadër të  operacionit policor të koduar “The night agents”,  në fshatin Ballaj, Kavajë,  u konstatuan dy automjetet e dyshuara që transportonin emigrantë .   Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë,  drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por kanë shtuar shpejtësinë  dhe duke përfituar nga errësira kanë braktisur automjetet dhe janë larguar me shpejtësi.

Nga veprimet hetimore të kryera nga Sektori për  Hetimin e  Trafiqeve të  Paligjshme në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, u identifikua dhe u shpall në kërkim drejtuesi i njërit prej automjeteve (opel)   shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”. Si dhe vijon puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit tjetër tip audi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?