Tre persona u vranë dhe 15 u plagosën nga të shtënat masive mes dy grupeve rivale në një ekspozitë makinash të paregjistruara në shtetin amerikan të Nju Meksikos, thanë autoritetet lokale.
Të shtënat ndodhën në qytetin Las Cruces, tha shefi i policisë Jeremy Story në një konferencë për shtyp dhe se askush nuk ishte arrestuar deri më tani.
Dy nëntëmbëdhjetë vjeçarë dhe një gjashtëmbëdhjetë vjeçar u vranë nga të shtënat.
“Ka pasur një debat mes dy grupeve të njerëzve dhe shumë shpejt të gjithë filluan të qëllonin. Përveç tre personave të vrarë, 15 persona u plagosën nga armët e zjarrit”, tha Story, sipas BBC.
Më shumë se 50 gëzhoja u gjetën në vendngjarje, tha policia, duke shtuar se rreth 200 persona ndodheshin në park në momentin e të shtënave.
Policia u kërkoi të gjithë të pranishmëve t’u jepnin informacione ose pamje video, nëse e kanë.
Shtatë pacientë u dërguan në El Paso, pranë Teksas, dhe katër nga të plagosurit u trajtuan dhe u dërguan për trajtim në shtëpi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Trump: SHBA-ja dhe Ukraina do ta nënshkruajnë së shpejti marrëveshjen për minerale
- Trump mbyll Departamentin e Arsimit të SHBA-së