Policia ka arrestuar pasditen e së martës babë e bir, Sami dhe Kevin Qordjan si dhe Ramazan Qordjan për drogë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 48,5 kg kanabis dhe 312 gramë heroinë.
Lënda narkotike u gjet në shtëpinë e Sami Qordjas në Tiranë sipas policisë.
Bëhet fjalë për 160 pako me kanabis të përpunuar në formën e çokollatës.
Sami Qordja, 43 vjeç dhe djali i tij, Kevin Qordja, 19 vjeç, akuzohen për prodhim dhe trafikim droge.
Hetuesit thonë se babë e bir, lëndën narkotike e shisnin në zona të ndryshme të Tiranës.
Ndërkohë gjatë një kontrolli në një banesë tjetër në Tujan, në pronësi të Ramazan Qordjas, 31 vjeç u gjet një sasi heroine.
Nga hetimet u zbulua se ai e shiste heroinën në doza, në zonën e Tufinës, Babrrusë dhe në rrugën “Myslym Keta”.
Ramazan Qordja e blinte drogën e llojit heroinë në sasi 1-2 kg dhe e shiste në doza.