Ndërprerja që ka shkaktuar coronavirus ka prishur rrjedhën e zakonshme të sezonit futbollistik që me sa duket do të përfundojë më vonë se zakonisht.
Kjo e kufizon akoma më shumë kohën që skuadrat të bëhen gati për sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruajnë mediat Italiane, FIFA po mendon që për një sesion të tretë të merkatos, veç verës dhe janarit në mënyrë që ekipet që nuk munden të kompletohen të kenë një tjetër mundësi për tu përforcuar me lojtarë.
Gjithsesi kjo mbetet akoma një hipoteze dhe akoma nuk është përcaktuar se kur do të jetë sesioni I tretë I transferimeve dhe FIFA po punon që të japë një zgjidhje që është e favorshme për pjesën më të madhe të klubeve të futbollit.
Momentalisht kampionatet më të rëndësishme të Evropës, së bashku me Champions dhe Europa League janë ndërprerë dhe akoma nuk ka një datë se kur pritet rifillimi I tyre.