English

Tre të vdekur dhe mbi 100 të plagosur nga aksidenti në aeroportin e Stambollit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Autoritetet turke thonë se të paktën tre persona kanë humbur jetën ndërsa 179 të tjerë u plagosën nga incidenti i ndodhur të mërkurën në aeroportin e Stambollit.

- Advertisement -

Avioni i kompanisë Pegasus, që ofron fluturime me çmime të leverdishme, bëri një ulje të fortë për shkak të motit të keq.

Për pasojë, gjatë uljes, avioni që vinte nga Izmiri u dëmtua aq shumë sa që u nda në copa.

Pasagjerët u përpoqën të dilnin pas përplasjes së fortë të avionit me 183 pasagjerë në bord.

Për evakuimin e shumë prej tyre u ndesh ndërhyrja e emergjencës.

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya thotë se, avioni u ul gjatë një stuhie dhe për këtë arsye u zhvendos 50-60 metra nga pista, duke bërë që të përplasej.

“Jemi shumë të prekur nga ajo që ndodhi, por nga ana tjetër jemi të lumtur që u shmang një aksident i rëndë”, u shpreh ai duke shtuar se avioni mund të kishte përfunduar në flakë.

Mes personave të plagosur rëndë janë dhe dy pilotët e avionit.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?