English

Tre të vdekur nga COVID-19, Manastirliu: Çdo jetë e humbur duhet të shërbejë si thirrje për të gjithë ne

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

 siMinistrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka reaguar në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, lidhur me vdekjen e 71-vjeçarit nga COVID-19. Teksa i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes së të ndjerit, ministrja Manastirliu thekson se mjekët e Spitalit Infektiv bënë të pamindurën, por komplikacionet dhe sëmundjet e tjera shoqëruese që kishte pacienti e pamundësuan mbajtjen në jetë të 71-vjeçarit. 

- Advertisement -

“Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të pacientit, që humbi jetën sot në Spitalin Infektiv. Mjekët tanë bënë të pamundurën në këtë luftë për jetën, por komplikacionet e shkaktuara nga një seri sëmundjesh e bënë të pamundur mbajtjen në jetë të pacientit 71-vjeçar”, shkruan ministrja.

Me tej ministrja ka dhe një apel për të gjithë qytetarët, ndërsa u kërkon të rrinë në shtëpi dhe të mos rrezikojnë jetën e të shtrenjtëve të tyre.

“Çdo jetë e humbur në këto ditë, veç dhimbjes që shkakton për familjarët dhe për ne, duhet të shërbejë si një thirrje për të gjithë: Rrini në shtëpi, mos i jepni mundësinë ketij virusi të infektojë dhe të rrezikojë jetën e të shtrenjtëve tanë! Dua të përsëris thirrjen për qytetarët: Zbatoni masat e higjenës. Zbatoni masat e distancimit social. Mos dilni nga shtëpitë. Kështu, ju shpëtoni jetë! Pa ndihmën tuaj, mjekët nuk mund t’ia dalin! Kjo është një luftë me një armik të pamëshirshëm, ndaj ta luftojmë duke qëndruar larg fizikisht, por më të bashkuar se kurrë në zemër dhe mendje”, shkruan Manastirliu.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?