English

Tregjet botërore, coronavirusi sjell rënien më të thellë që nga viti 1987

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregjet ndërkombëtare po pësojnë humbje historike teksa bota e financave është pushtuar nga paniku i coronavirusit COVID-19.

- Advertisement -

Bursa franceze CAC40 ka rënë me 12.28% këtë të enjte, rënia më e madhe në histori. FTSE në Mbretërinë e Bashkuar, ndërkohë, e mbylli ditën me një rënie prej 9.81%, më e keqja që nga tetori i vitit 1987.

Dow Jones po ashtu e ka pasur ditën më të keqe që nga viti 1987, duke rënë me më shumë se 10%.

Indeksi i tregjeve europiane po ashtu u mbyll me humbjen më të madhe në histori.

Stoxx Europ 600, që mat tregjet më të mëdha në rajon, ka rënë me 11.5%, edhe më shumë se niveli 8.5% që u pa në vitin 1987.

FTSE 100 e Britanisë ka rënë me 10.9%, situata më e keqe që nga viti 1987, ndërsa DAX e Gjermanisë humbi 12.2%, më shumë se në sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

CAC 40 e Francës ra me 12.4% dhe FTSE MIB e Italisë pati një humbje masive prej 16.9%.

Investuesit janë të shqetësuar edhe prej urdhrit të dhënë nga presidenti amerikan, Donald Trump, për të ndaluar udhëtimet me zonën Shengen të Europës, pasi druhen se këto masa mund të ndiqen nga kufizime edhe më të ashpra në biznes.

BE ka dhënë alarmin se sistemet e shëndetësisë në të gjithë Europën janë në një fazë rreziku për shkak të coronavirusit, ndërkohë që numri i të vdekurve në Itali ka kaluar 1000.

Kompanitë e udhëtimeve kanë pësuar goditjen më të rëndë. Norwegian Cruise Line dhe Royal Caribbean Cruises kanë humbur secila nga 25% të vlerës.

United Airlines po ashtu ka pësuar humbje të mëdha, që në total për këtë vit e çojnë në -50%.

Çmimi i naftës ka vazhduar të bjerë, duke shkuar më pak se 31 dollarë për fuçi.

Në Azi, bursat e Tajlandës dhe të ishujve Filpine panë një rënie aq të shpejtë sa autoritetet u detyruan ta ndalojnë tregtimin përkohësisht.

Nikkei 225 në Japoni ra me 4.4%, rënia më e madhe për katër vitet e fundit, ndërsa në Korenë e Jugut me 3.9%.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?