English

Tregjet zhyten edhe më tej ndërsa rënia globale shkakton betejë mbi çmimet e naftës  

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Rënia ekonomike globale për shkak të coronavirusit është përkeqësuar dhe më shumë gjatë së hënës, teksa Arabia Saudite i ka shpallur “luftë tregtare” Rusisë për çmimet e naftës për shkak të rritjes së kërkesës.  

- Advertisement -

Çmimi i naftës ka parë dhe rënien më të madhe në një ditë që nga koha e Luftës së Gjirit.

COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha për ekonominë, veçanërisht në industrinë e aviacionit, duke ulur kërkesën për naftë. Pas takimit të OPEC (Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese) me Rusinë javën e shkuar, nuk u arrit një marrëveshje midis shteteve për të ulur prodhimin e naftës. Arabia Saudite u përgjigj duke paralajmëruar se do të rrisë prodhimin dhe do të ulë çmimet në mënyrë që të rimarrë  pjesën e saj të tregut.

Kjo vjen pasi numri i viktimave në Itali është rritur, duke çuar në 366 numrin e të vdekurve, ndërsa numri i të infektuarve është rritur duke e bërë Italinë shtetin me numrin më të madh të infektuarve jashtë Kinës. Të shtunën, Italia shpalli se do të kufizojë lëvizjen e afro një të katërtës së popullatës në veri të vendit deri më 3 prill, duke përfshirë edhe Milanon e Venecian.

Ndërkohë, Franca ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 1 mijë personave.

Zhvillime të tjera të coronavirus:

  • Shqipëria konfirmoi dy rastet e para
  • Koreja e Veriut ka evakuuar diplomatët dhe të huajt.
  • 27 persona kanë humbur jetën në Iran pasi kishin dëgjuar se pirja e alkoolit të vjetëruar kuronte COVID-19.
  • Arabia Saudite ka ndërprerë udhëtimet me këto shtetet: Bahrein, Egjipt, Irak, Itali, Kuvajt, Liban, Koreja e Jugut, Siri, Emiratet e Bashkuara
  • Katari ka shpallur masa të ngjashme duke ndaluar hyrjen e shtetasve nga 14 vende.
  • Kalifornia po përgatitet që të ankorojë anijen kroçerë Grand Princess, e cila deri me tani ka qëndruar në det të hapur. Pasagjerët do të qëndrojnë në karantinë.
  • Irani njoftoi se të gjitha fluturimet drejt Europës janë pezulluar. Vendi ka regjistruar më shumë se 8 mijë e 800 raste, duke përfshirë dhe 145 viktima.
  • Kina ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja që nga janari, me vetëm 40 raste.
  • Lufthansa njoftoi se do të përgjysmojë fluturimet.

Etiketimet

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?