Një japonez, i cili kishte marrë certifikatën si burri më i jetëgjatë në botë, ka ndërruar jetë në moshën 112 vjeç.
Chitetsu Watanabe, kohët e fundit nuk ishte në gjendje të ushqehej dhe ishte prekur nga gripi. Kjo bëri që të gjithë probleme me frymëmarrjen.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur gazeta “Mainichi”, duke cituar burime nga familjarë të tij.
Watanabe ka lënë pas pesë fëmijë, 12 nipër dhe mbesa, 16 stërnipa dhe stërmbesa dhe 1 stër-stër nip.
Ai lindi në vitin 1907 dhe punoi 18 vite në Tajvan. Pasi u rikthye në Japoni, punoi si punonjës prefekture deri sa doli në pension.
Kryesisht merrej me rritjen e frutave dhe perimeve në një fermë familje.
Gjatë intervistave ka deklaruar se, sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte se vazhdimisht buzëqeshte.
Personi më i vjetër në botë është gjithashtu një japoneze, Kane Tanaka, e cila numëron 117 vite jetë.