English

Tregti BE-Turqi, jo thjesht fonde, zgjidhja më e mirë e krizës së refugjatëve

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dhuna në Siri, që ka vazhduar për pothuajse një dhjetëvjeçar, është sërish në rritje për shkak të sulmit më të fundit të Asadit në Idlib, provincës në veri të vendit.

- Advertisement -

Me miliona sirianë janë detyruar sërish të largohen nga një prej rajoneve më të mëdha të vendit, që të jenë larg dhunës së regjimit brutal. Edhe këtë herë, Turqia do të mbajë përgjegjësinë e madhe për të ndihmuar emigrantët që kërkojnë një strehë të sigurt. Në Turqi ndodhen rreth 3.6 milionë sirianë tashmë, të cilët janë shpërngulur për t’u shpëtuar bombave dhe plumbave të një lufte të padrejtë.

Europa është gjithashtu pjesë e sfidës që paraqet kriza me refugjatët sirianë, ndaj duhet të bëjë më shumë për ta ndarë atë përgjegjësi, duke shkuar përtej premtimeve për kontribute financiare që nuk duket se realizohen ndonjëherë. Bisedimet pritet të rinovojnë marrëveshjen e vitit 2016 midis BE-së dhe Turqisë, me anë të të cilës Turqia do të dërgojë emigrantë në Greqi në këmbim të fondeve.

Por me këtë ngërç që është krijuar, nevojitet një qasje e re. Vendet europiane mund të ndjekin një metodë të përqendruar mbi përfitimet ekonomike, duke krijuar programe tërheqëse tregtare për Turqinë, si këmbim për punën e vështirë me të cilën duhet të përballet.

[
cite_header=Europa është pjesë e sfidës me refugjatët sirianë¸ ndaj duhet të bëjë më shumë¸ përtej premtimeve për kontribute financiare që nuk duket se realizohen ndonjëherë.
cite_author= Joseph Hammond
cite_description=Gazetar dhe kërkues
]

Ndihma e drejtpërdrejtë ndihmon, por qasja më realiste është që Europa të shtojë vëllimin e këmbimeve të ndërsjella tregtare. Për këtë politikë mund të ndjekin shembullin e marrëveshjes së fundit midis Ankarasë dhe Uashingtonit, duke rritur kështu vëllimin tregtar pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Qeveria turke u ka dhënë mundësinë refugjatëve që të punojnë, duke i trajtuar më mirë se vendet e tjera europiane. U ka ofruar mbulim shëndetësor dhe arsim fëmijëve dhe të rriturve, si dhe mësime në gjuhën turke, duke i integruar në shoqëri e ekonomi, në vend që t’i mbyllte në kampe apo t’i linte nëpër rrugë, siç ndodh në vende të tjera. Që nga viti 2011, më ka ndodhur të qëndroj disa herë për periudha të gjata në Turqi dhe i kam parë nga afër këto përpjekje për integrim.

Por mbulimi i miliona refugjatëve me shërbime sociale krijon tensione dhe probleme të ndryshme. Turqisë tani mund t’i shtohen me qindra mijëra emigrantë të tjerë, ndoshta edhe miliona, teksa konflikti vazhdon të zgjerohet.

Nëse bashkësia ndërkombëtare pret që një vend ta mbajë e vetme këtë përgjegjësi e këtë kosto, duhet të ofrojë kontribute domethënëse, për të siguruar që refugjatëve u është ofruar mbështetja e duhur, dhe që ekonomia e popullit turk të vazhdojë të zhvillohet.

[
cite_header=Qeveria turke u ka dhënë mundësinë refugjatëve që të punojnë¸ duke i trajtuar më mirë se vendet e tjera europiane. U ka ofruar mbulim shëndetësor dhe arsim¸ në vend që t’i mbyllte në kampe apo t’i linte nëpër rrugë.
cite_author=Joseph Hammond
cite_description=Gazetar dhe kërkues
]

Rritja e vëllimit tregtar më Turqinë do t’i japë ekonomisë mbështetje organike, duke lehtësuar hyrjen në tregje për fermerët dhe biznesmenët turq, ndërkohë që sistemit i ofrohet nxitje financiare.

Kjo do të ndërtonte një ekonomi të fortë për më shumë njerëz, përfshi popullatën e refugjatëve, duke u dhënë mundësinë për ta ndërtuar jetesën duke punuar, duke blerë shtëpi e duke vazhduar arsimin.

Marrëveshja e fundit midis Turqisë dhe SHBA-ve nuk ishte e lidhur me krizën e refugjatëve, por pragmatizmi tregtar midis dy vendeve mund të shërbejë si shembull për marrëdhëniet midis Turqisë dhe BE-së, tashmë që duhet të përballen me krizën më të re. Presidentët Erdogan dhe Trump janë angazhuar që ta katërfishojnë këmbimin tregtar midis dy vendeve në rreth 100 miliardë dollarë.

Industritë turke, që nga tekstilet, stolitë, e deri te pajisjet elektrike dhe materialet e ndërtimit, kanë kohë që konkurrojnë mjaft mirë në arenën botërore. Turqia, në anën tjetër, ka dëshirë të blejë produkte të teknologjisë së lartë nga SHBA-të.

[
cite_header=Rritja e vëllimit tregtar më Turqinë do t’i japë ekonomisë mbështetje organike¸ duke lehtësuar hyrjen në tregje për fermerët dhe biznesmenët turq¸ ndërkohë që sistemit i ofrohet nxitje financiare.
cite_author=Joseph Hammond
cite_description=Gazetar dhe kërkues
]

Në Turqi ka pasur shumë thirrje që të bojkotohet Kina, dhe konsumatorët turq mund të dëgjojnë. Trajtimi i keq që u ka bërë Kina pakicave myslimane, shumë prej të cilëve janë grupe etnike turkike, (ujgurët), ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në vend. Kina është duke mbajtur rreth 1 milionë ujgurë nëpër kampe përqendrimi në të gjithë territorin.

Turqia ka shfaqur aftësi të mira drejtimi gjeopolitik me rastin e refugjatëve sirianë, që pas vendimit në vitin 2016 për të strehuar shumicën e tyre. Ankaraja ka mbajtur barrën ekonomike dhe politike për Europën. Tani që po vjen një valë e re refugjatësh, duhet ndihmë urgjente. Europa dhe pjesa tjetër e bashkësisë ndërkombëtare duhet të kujtohen që ky është një problem i të gjithë globit, jo vetëm i Turqisë.

Tregtia, jo thjesht ndihma financiare, mund të ofrojë zgjidhjen më të mirë e më afatgjate.

Joseph Hammond
Gazetar dhe kërkues

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?