Shqipëria ble rregullisht nga Britania e Madhe mish, mjete transporti, mobilie, aparate fotografike, makineri, pajisje elektrike, sapunë, libra dhe produkte kozmetike e ilaçe.
Nga ana tjetër, në shtetin ishullor Shqipëria dërgon produkte ushqimore të përgatitura nga frutat, drithërat e qumështi, ushqime për kafshët, këpucë, alumin gizë e çelik.
Në tregun e eksporteve ne blejmë çdo vit atje mallra me vlerë rreth 6 mld lekë dhe vitin e kaluar ato arritën në 7.4 mld.
Ndërkohë, përfitojmë nga importet rreth 1 mld lekë, dhe viti i kaluar ishte më i mirë sepse vlera e shitjeve u dyfishuar.
Britania e Madhe mbetet një partner modest në fushën e bashkëpunimit ekonomik, edhe pse në vendin tonë operojnë kompani me emër në fushën e komunikimeve, lëndëve djegëse dhe konsulencë ligjore e financiare.
Me punën e bërë në prezantimit të ofertës ekonomike shqiptare në fushën e turizmit, mineraleve, industrisë së naftës energjisë së rinovueshme etj., prirja po ndryshon.
Sot ka më shumë se 150 biznese britanike që veprojnë në Tiranë, Durrës, Vlorë në fushat e tregtisë me shumicë dhe pakicë; ndërtim, pasuri të patundshme etj. Fluksi i investimeve nga kompanitë britanike është rritur çdo vit, për të arritur në 400 mln euro në vitin 2022.
LEXONI GJITHASHTU: