Policia ka finalizuar operacionin “Hide 2”, duke vënë në pranga një 52-vjeçar dhe duke proceduar penalisht tre shtetas të tjerë për kontrabandë cigaresh.
Gjatë kontrolleve në 10 subjekte tregtare në Tiranë, u sekuestruan 767 paketa me cigare të dyshuara të kontrabanduara, pa pullë fiskale.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në bashkëpunim me sektorë të tjerë të policisë, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës. Policia vijon hetimet për këtë veprimtari të jashtëligjshme.