English

Tre raste të dyshuara me coronavirus në Kosovë, sapo ishin kthyer nga Italia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për coronavirus, shkruan KosovaPress. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali, dy shtetas të tjerë janë kosovarë, njëri 25 vjeç dhe tjetri 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

- Advertisement -

Sipas QKUK-së, atyre u janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim.

Klinika Infektive thotë se nuk ka nevojë për panik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

Me anë të një lidhje të drejtpërdrejtë, korrespondenti i Euronews Albania në Kosovë, Fatlum Jashari konfirmoi  tri rastet e dyshuara me coronavirus.

“Dy prej tyre janë marrë nga kufiri, mes Kosovës dhe Shqipërisë, sipas informacioneve jo zyrtare, lajmeve të pakonfirmuara. Dy prej tyre kanë ardhur nga Italia përmes Shqipërisë për në Kosovë, për shtetasin e huaj nuk kemi akoma një informacion zyrtar se si është paraqitur në klinikë”, – tha korrespondenti i Euronews Albania.

Ndërkohë, Kroacia ka njoftuar rastin e parë të coronavirusit, duke shënuar kështu edhe rastin e parë të prekur në Ballkan

Pacienti ndodhet spitalin e kryeqytetit, Zagreb, dhe lajmi është konfirmuar nga kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

“Pacienti ndodhet te klinika e sëmundjeve infektive në Zagreb”, – deklaroi kryeministri kroat.

“Është një person në moshë të re dhe i ka simptomat në fazë më të butë. Është izoluar dhe tani ndodhet në gjendje të mirë”, pohoi Plenkoviç në konferencën për shtyp.

Edhe Austria ka raportuar sot dy rastet e para të coronavirusit.

Lexoni gjithashtuShqiptarëve të kthyer nga Lombardia u kërkohet të vetëizolohen

                                Shtatë viktima në Itali, pse asnjëri prej tyre nuk është “vrarë” nga coronavirusi

                                Rrugët që lidhin Shqipërinë me Italinë, qytetarët të pasigurt nëse virusi depërton në vend

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?