English

Tritol makinës në pronësi të polices në Durrës, s’ka të lënduar, dyshohet për shkak të detyrës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zona e ish-kënetës në Durrës u trondit mbrëmjen e së shtunës nga një shpërthim i fuqishëm. Një sasi tritoli shpërtheu pranë automjetit tip Audi”, në pronësi të punonjëses së policisë Ornela Buraku.

- Advertisement -

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa autori dyshohet se ka hedhur lëndën plasëse nga muri i jashtëm rrethues i oborrit të banesës së efektives.

Punonjësja e policisë, e cila shërben në radhët  e uniformave blu prej disa vitesh iu ka deklaruar kolegëve të saj se nuk ka konflikte me asnjë person.

Megjithatë pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo për shkak të detyrës. Sipas burimeve hetimet vështirësohen për shkak se në zonë mungojnë kamerat e sigurisë.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën dhe po punojnë intensivisht për dokumentimin e plotë të këtij rasti, i cili tronditi jo pak zonën ku u regjistrua ngjarja. Ky nuk është rast i izoluar kur efektivët e policisë për shkak të profesionit janë kthyer në objekt sulmi nga persona të ndryshëm.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?