English

Tritoli në lokalin në Velipojë, vëllai i pronarit: Na sulmojnë, s’i kemi kujt borxh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Nja sasi lënde plasëse ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali më Zonën e Rrjollit në Velipojë, në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

- Advertisement -

Lokali është në pronësi të shtetasit Andis Danaj 35 vjeç, ndërsa si shihet dhe nga pamjet, dëmet janë të konsiderueshme.

Vëllai i pronarit të lokalit, Kristjan Preka tregoi se nuk kanë konflikte me njeri.  Ai tha se është hera e dytë që lokali sulmohet pa i pasur asnjë njeriu diçka borxh.

“Nga ora 3 e natës ka marrë vëllai në telefon dhe më tha; hajde shpejt se kanë hedhur lëndë plasëse në lokal. Është hera e dytë që ndodh. Që në herën e dytë, vëllai rri këtu dhe ruan objektin.

Siç shihet dhe në pamje, ka pasur dëme materiale. Nuk kemi konflikte, Unë jam emigrant prej 10 vitesh në Gjermani, jam me nënshtetësi gjermane. E kam parë të arsyeshme që të bëja një investim në vendin tim. Nuk e di se pse ndodhi. Të vinë, të sulmojnë, pa i pasur kurrë kujt borxh, nuk e di. policia të merret seriozisht me çështjen, se është hera e dytë. Duhet të gjenden autorët”, tha vëllai i pronarit të lokalit, Kristian Preka.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?