English

Tronditen tregjet, sulmet në Lindjen e Mesme krijojnë pasiguri në bursat aziatike

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tregjet financiare aziatike ranë ndjeshëm të mërkurën pasi Irani sulmoi me raketa bazat amerikane në Irak, duke bërë që të rritet rreziku për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme. 

- Advertisement -

Raketat iraniane sulmuan bazën ajrore Ain al Asad dhe një tjetër në Erbil në orët e para të së mërkurës, disa orë pas varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani , që mbeti i vrarë në një sulm amerikan me avion të telekomanduar.

Kështu, indeksi i bursës Nikei në Japoni ra me 2.3 për qind, duke shënuar rënien më të madhe ditore që prej marsit të vitit 2019. Ndërkohë, bursa e Hong Kongut, Hang Seng ra me 1.3 për qind.

Po ashtu, ndaj ngjarjeve në Lindjen e Mesme ka reaguar edhe çmimi i arit në Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Çmimi i metalit të çmuar në Dubai u rrit në 47.65 dollarë për gram ditën e vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani , duke shënuar një rekord të ri që prej janarit të vitit 2018. Ndërkohë, një ditë më pas ari u shit me 48.73 dollarë për gram.

Tauhid Abdulla, pronar i një kompanie bizhuterish në Dubai, ka komentuar situatën.

 “Njerëzit janë nervozë. Ata dëgjojnë lajmet dhe presin që gjëra të tjera të ndodhin. Kjo i fut në panik, ndaj gjëja e parë që bëjnë është konvertimi i disa prej investimeve të tyre në ar. Prandaj ka paqëndrueshmëri në treg dhe kjo paqëndrueshmëri do të vazhdojë”,- tha biznesmeni.

Pas rritjes së çmimit të arit brenda pak ditësh janë rritur rrjedhimisht edhe çmimet e bizhuterive.

Vrasja e gjeneralit të lartë iranian Qassem Soleimani shkaktoi reagime të forta në shumë vende të botës, ndërsa vrasja e tij u interpretua në forma të ndryshme.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?