English

“Tronditje e madhe për kombin dhe botën”, Truss për vdekjen e Elizabeth II

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kryeministrja e Britanisë Liz Truss ka reaguar për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96-vjeçare.

- Advertisement -

Ajo tha janë të shkatërruar nga lajmi i trishtë, ndërsa shtoi se vdekja e Mbretëreshës është një “tronditje e madhe për kombin dhe botën”.

Ajo e përshkruan Mbretëreshën si “një shkëmb mbi të cilin u ndërtua Britania moderne”, duke shtuar se Britania është sot një vend i fuqishëm për shkak të saj.

Truss tha se mbretëresha ishte një frymëzim personal për të, si dhe për shumë britanikë.

“Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne”.- shprehet ajo.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare, pasi mbretëroi për 70 vjet.

Mbretëresha Elizabetath e Dytë lindi më 21 prill 1926, në rrugën Bruton të Londrës. Prindërit e saj ishin princi Albert, që më vonë u bë Mbreti George i Gjashtë dhe bashkëshortja e tij Lady Elizabeth Bowes Lyon.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×