English

Trump dhe Netanyahu prezantojnë planin e paqes ne Lindjen e Mesme

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Donald Trump ka shpalosur planin e tij të shumëpritur të paqes në Lindjen e Mesme, së bashku me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

- Advertisement -

Çfarë kishte për të thënë presidenti Trump?

“Sot, Izraeli do të ndërmarrë një hap të madh drejt paqes,” e nisi fjalën e tij Trump. “Të rinjtë në mbarë Lindjen e Mesme janë gati për një të ardhme më paqësore”.

“Nuk më kanë votuar për të bërë gjëra të vogla, apo të strukem nga problemet e mëdha. Kemi kaluar një proces të gjatë dhe të vështirë për të arritur deri më këtu”.

Trump tha se propozimi i tij ishte “thellësisht ndryshe” nga planet e mëparshme për paqe dhe “më i detajuari” deri më sot.

Por një deputet nga Palestina tha për Euronews se “plani mbetet i Izraelit, por i shërbyer në një zarf amerikan”.

“Dua që kjo marrëveshje të jetë një marrëveshje e madhe për palestinezët”, vazhdoi Trump, duke thënë se ishte një mundësi e mirë që Palestina më në fund të ketë shtetin e saj.

“Kjo mund të jetë mundësia e fundit” shtoi ai.

Çfarë kishte për të thënë kryeministri Netanyahu?

Netanyahu e nisi fjalën e tij duke pyetur se përse kishin dështuar planet e mëparshme të paqes.

“Ato dështuan sepse nuk arritën të shënojnë balancën e duhur midis sigurisë së Izraelit dhe mundësisë për vetëvendosje të palestinezëve,” tha ai.

Planet e tjera, ndryshe nga ky, janë munduar që ta detyrojnë Izraelin të tërhiqet nga Lugina e Jordanisë.

 “Ju keni qenë miku më i mirë që Izraeli ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë”, tha Netanyahu pas ovacioneve për Trump.  

Çfarë parashikon plani?

  • Thirrje për krijimin e shtetit të Palestinës me kryeqytet disa pjesë të Jeruzalemit lindor.
  • Një ngrirje 4-vjeçare e veprimtarive të ndërtimit të ngulimeve nga ana e Izraelit
  • Njohja e sovranitetit të Izraelit mbi njësitë kryesore të banimit në Bregun Perëndimor.
  • Çarmatimi i Hamas dhe qasja për të gjithë ndaj siteve fetare.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?