SHBA do të ndalojë në kohën e duhur udhëtimet nga Italia dhe Koreja e Jugut, dy nga vendet më të prekura nga coronavirusi përveç Kinës.
“Tani nuk është momenti i duhur. Në momentin e duhur mund ta bëjmë, do të shikojmë çfarë do të ndodhi. Ndërkohë po monitorojmë personat që vijnë nga zonat e infektuara”, është shprehur Presidenti i SHBA, Donald Trump.
Duke pranuar se Italia është në vështirësi të mëdha nga situata emergjente e krijuar nga coronavirusi, Trump emëroi zv.Presidentin Mike Pence për të drejtuar dhe koordinuar masat që SHBA do të marrë ndaj coronavirusit.
Të huajt që udhëtojnë nga Kina janë ndaluar të hyjnë në SHBA prej dy javësh dhe Trump tha se, dhe vende të tjera si Italia mund të futen në këtë listë.
Në Korenë e Jugut janë shënuar 1600 persona të infektuar, kurse në Itali numërohen mbi 450 raste dhe 12 viktima.