English

Trump kërcënon Irakun me sanksione paralizuese

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara do të vendosë sanksione të ashpra, nëse Iraku përjashton trupat amerikane pas sulmit ajror në Bagdad ku mbeti i vrarë zyrtari i lartë iranian.

- Advertisement -

Komentet e Trumpit erdhën si pasojë e përshkallëzimit të situatës në Lindjen e Mesme pas vrasjes së Gjeneralit Qassem Soleimani, kreu i forcave elitare iranian Quds. Irani është betuar se do të hakmerret ndërsa parlamenti iraken ka votuar të dielën për të dëbuar trupat amerikane me bazë në Irak.

Vrasja e Soleimanit ka ngjallur zemërime të shumta në Lindjen e Mesme, përfshi dhe Irakun, ku më shumë se 5 mijë trupa amerikane janë ende të pozicionuara, 17 vite pas pushtimit nga Shtetet e Bashkuara.

Trump tha se SHBA nuk do të largohet pa marrë mbrapsht investimet ushtarake në Irak përgjatë gjithë këtyre viteve. Ai shtoi më tej se nëse trupat do të tërhiqen, ai do ta dëmtojë rëndë ekonomikisht Bagdadin.

“Do t’i godasim me sanksione siç nuk i kanë parë kurrë më parë. Do të bëjë që sanksionet iraniane të duken të buta,” tha ai. “Nëse ata bëjnë diçka që ne mendojë se është e papërshtatshme, do të vendosim sanksione mbi Irakun, sanksione shumë të mëdha mbi ta.”

Administrata është duke u përpjekur që të merret me reagimet ndaj vrasjes së Soleimanit. Megjithëse ai ishte përgjegjës për vrasjen e qindra amerikanëve, vrasja e tij shënoi një përshkallëzim të rëndë të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit.

 

Trump kërcënon Iranin, SHBA do të godasë 52 objektiva iraniane nëse sulmohen amerikanët

SHBA vret komandantin më të fuqishëm të Iranit, gjeneralin Qassem Soleimani

Mike Pompeo: ”Sulmi ndaj gjeneralit Soleimani i shpëtoi jetën shumë qytetarëve europianë”

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?