Teksa pajisjet mbrojtëse mbërrijnë në aeroportin John F Kennedy, Amerika planifikon të dërgojë ventilatoorë në Itali, Francë dhe Spanjë. Lëvizja vjen teksa sistemet shëndetësore evropiane po luftojnë me numrin e pacientëve me COVID-19.
Shtetet e Bashkuara kanë tashmë mbi 153 mijë raste të konfirmuara, që është dhe numri më i lartë në botë.
“Nuk e di nëse e vutë re, por na erdhi informacioni se “Ford” njoftoi pak më parë se së bashku me “General Electric” do të prodhojnë 50 mijë ventilatorë shëndetësorë në më pak se 100 ditë. Përveç kësaj, ne kemi edhe kompani të tjera që prodhojnë ventilatorë, përfshirë “General Motors” dhe 9 grupe të tjera. Teksa lëmë pas nevojat tona, ne do t’i dërgojmë ato në Itali, në Francë dhe në Spanjë, ku kanë probleme të tmerrshme, por edhe në vende të tjera nëse mundemi”, është shprehur Trump.
Vetëm në Nju Jork ka patur thuajse 1 mijë vdekje, duke e bërë atë shtetin më të prekur. Tani, një anije e kthyer në spital ushtarak ankoroi në Manhatan për të ndihmuar në lehtësimin e situatës, para se sëmundja të arrijë pikun.
Parashikohet që numri të rritet. Rrugët janë bosh edhe në Majemi, ku rreth tre të katërtat e amerikanëve jetojnë në forma të ndryshme bllokadën për të frenuar pandeminë.