English

Trump: Plan ndihme për amerikanët, çeqe deri në 1000$

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi se po diskutojnë një plan për t’u dërguar para amerikanëve që të ndihmojnë me krizën ekonomike që po shkakton coronavirusi COVID-19.

- Advertisement -

Ai tha se në zonat me shumë të infektuar do të ngrenë spitale të ngjashme me ato që ngrihen nga ushtria, që të kujdesen për pacientët.

Sekretari i Thesarit, Steven Munchin, tha përpara gazetarëve se po fliste me drejtuesit e Kongresit për të bërë një plan që do t’u jepte amerikanëve prekur nga një çek që do t’i ndihmonte.

Trump tha se disa njerëz do të marrin deri në 1000 dollarë.

Presidenti parashikoi se kriza ekonomike do të jetë e rëndë në planin afat-shkurtër, por ekonomia pritet të rimarrë veten.

“Do të fitojmë, dhe besoj se do të fitojmë më shpejt se ç’mendojnë njerëzit”, tha Trump, i rrethuar nga këshilltarët kryesorë.

Zv/presidenti Majk Pens tha se qeveria ka nxitur kompanitë e ndërtimit që të dhurojnë maska fytyre nëpër spitale dhe që të mos blinin të tjera nga dyqanet, në mënyrë që të ketë për mjekët.

Mike Pence tha se inxhinierët e ushtrisë amerikane do të ngrenë shumë shpejt spitale terreni për të përballuar fluksin e pacientëve me virus.

Trump tha se janë duke studiuar vendet se ku mund t’i ngrenë çadrat e përkohshme.

Ai u bëri thirrje amerikanëve që të rrinë në shtëpi e të ndihmojnë që të mos përhapet virusi.

Kriza ekonomike ka goditur industrinë amerikane të fluturimeve dhe sektorë të tjerë ekonomikë, duke lënë shumë amerikanë pa punë.

Ndërkohë që tregjet vazhdojnë të bien, Munchin tha se bursa amerikane duhet të vazhdojë të rrijë hapur, që amerikanët të kenë akses te paratë e tyre.

Trump i bëri thirrje popullit të vendit të tij që të mos udhëtojë dhe të shijojnë shtëpitë për këto ditë.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?