English

Trump shmang pyetjet e gazetarëve mbi COVID-19

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti i SHBA Donald Trump ka debatuar me gazetarët gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë dhe ka kritikuar raportimin e tyre për përgjigjen e Shtëpisë së Bardhë ndaj coronvirusit.

- Advertisement -

Ai vuri në dukje distancën midis gazetarëve, një karrige bosh midis çdo gazetari, dhe sugjeroi se do të kishte qenë më mirë po të kishte edhe më pak gazetarë prezent.

“Jeni shumë pranë në fakt. Ju të dy, ju duhet të largoheni menjëherë!” tha Trump.

Kur një gazetar parashtroi pyetjen e tij përmes një observimi se ekonomia e SHBA ishte duke vuajtur nga coronavirusi, Trump i ndërpreu fjalën pa e lënë të përfundojë.

“Falemnderit që po na e thua; e vlerësojmë shumë”, iu përgjigj ai me sarkazëm.

Trump është ankuar për raportimet e fundit që sugjerojnë për një situatë kaotike në Shtëpinë e Bardhë teksa administrata e tij po përpiqet të përpilojë një plan për të luftuar virusin.  

“Kjo është përtej lajmeve të rreme; këto janë lajme të korruptuara”, tha ai. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?