Trupat e pajetë të 12 shqiptarëve mbërritë sot në portin e Durrësit, disa viktima të COVID-19
Trupat pajetë të 12 shqiptarëve kanë mbërritur nga Italia mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit. Jozyrtarisht mësohet se disa prej këtyre personave kanë humbur jetën si pasojë e COVID 19.
Në një lidhje ‘live’ nga Durrësi, gazetari i Euronews Albania, Xhevahir Zhabina sqaroi se Autoriteti Portual është treguar shumë i rezervuar në dhënien e informacionit rreth 12 trupave të pajetë të mbërritur mëngjesin e sotëm nga Italia, duke argumentuar se i gjithë informacioni rreth COVID-19 duhet të jepet nga Ministria e Shëndetësisë në Tiranë, por në rrugë jozyrtare mësohet se disa prej tyre janë viktima të virusit.
Megjithatë, është konfirmuar fakti se disa nga këta persona nuk ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, ndaj duhet pritur një informacion zyrtar se sa shqiptarë në Itali janë të prekur nga COVID-19 dhe sa prej tyre kanë humbur jetën, tha gazetari i Euronews Albania.
Në Shqipëri deri tani janë identifikuar 416 raste me COVID-19, ndërkohë që 23 persona kanë humbur jetën.