English

Trupë gjyqësore për zgjedhjet, Partia Demokratike propozon shkrirjen e Kolegjit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po vijon mbledhjen e radhës për shqyrtimin e draftit të Partisë Demokratike për ankimet zgjedhore. Opozita jo parlamentare propozon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor dhe ngritjen e një trupe tjetër gjyqësore e cila do të përbëhet nga 15 gjyqtarë.

- Advertisement -

Sipas këtij propozimi, trupa e gjyqtarëve duhet të përbëhet nga gjykatës nga të gjitha gjykatat në vend, të cilat kanë kaluar procesin e vettingut dhe nuk ka një hetim disiplinor të ngritur ndaj tyre dhe do të përzgjidhen me short nga Këshilli i  Lartë Gjyqësor.

Në relacion, opozitarët tregojnë mosbesim ndaj institucioneve të drejtësisë ku theksojnë se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor nuk duhet të jenë subjekt i presioneve nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë apo edhe i institucioneve të vetingut.

Mazhoranca dhe opozita janë përfshirë në debate të forta sa i takon zgjedhjeve, ndërsa nuk kanë munguar për asnjë moment akuzat për vjedhje dhe manipulim votash.

Pavarësisht debateve dhe akuzave të ndërsjella, palët në fund janë ulur në tryezë sa i takon Reformës Zgjedhore, ku kjo e fundit pritet të miratohet brenda 15 marsit. Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka tha mbrëmë në studion e emisionit Ilva Now  se pjesëmarrja e opozitës në tryezën e reformës është bërë në këmbim të mbajtjes së  zgjedhjeve të parakohshme.

“Që të jemi të qartë; tryeza është e përcaktuar jo vetëm nga ne, por edhe nga Bundestagu. Ka qenë i vetmi kusht ku përfshihej edhe opozita; ishte ulja në një tryezë për kodin zgjedhor. Ne kemi dhënë fjalën tek partnerët tanë se këtë kusht do ta realizojmë, siç na është dhënë fjala nga partnerët do të ecet me hapat e tjerë, me 9 kushtet e Bundestagut që mbështeten edhe nga SHBA dhe BE.Hapi tjetër është me realizimin e reformës është implementimi i reformës, që do të thotë zgjedhje”, – tha z. Paloka.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?