English

“Trupi i Ilarias u hodh nga një shpat mali”, gazetari italian: Autori i ftohtë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare në Itali, Ilaria Sulës. Hetuesit deklarojnë se autori pasi vrau të renë, 23-vjeçari arriti të kthehej menjëherë në normalitet.

- Advertisement -

Emilio Orlando, gazetar në Itali tha në një intervistë për Euronews Albania se ish i dashuri i të resë shqiptare është treguar shumë i ftohtë dhe i kthjellët pas krimit dhe pasi e kishte hedhur trupin e saj nga një shpat mali, duke llogaritur gjithçka do ndodhte më pas.

Ai tregoi se veç nënës se Mark Mamson, që ka pranuar se e ka ndihmuar të birin të pastrojë gjakun pas vrasjes, janë edhe dy bashkëpunëtorë të tjerë në krim për të cilët po hetohet.

“Një gjë është e qartë që qelizat e telefonit të autorit dhe 22-vjeçares, që ende nuk është gjetur që Mart Samson ishte ndaluar në datën 1 prill, 5 ditë pas zhdukjes së Ilarias me dy shokët që mund ta kenë ndihmuar për ë devijuar hetimet. Mark Samson është treguar i ftohtë, i kthjellët, e ka planifikua mirë krimin, edhe kur ka hedhur trupin nga shpati i malit dhe pas vrasjes është takuar me një shoqen e Ilarias, kanë ngrënë dhe i thënë se ishte i shqetësuar që s’e kishte takuar, pra njëri i ftohtë. Me siguri i kishte planifikuar edhe ato që do ndodhnin  më pas, gjetjen e një alibie, por ky plan kriminal u zbulua nga policia, edhe pse ka ende shumë për të zbuluar dhe mbetet edhe misteri i bashkëpunëtorëve”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?