English

Tubimi i Metës, Henri Çili: I shërben ekuilibrit politik. Alfred Peza: Do ta shkarkojmë brenda disa javësh

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Me një deklaratë jo shumë të papritur rreth një javë më parë, presidenti i republikës, Ilir Meta lajmëroi se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë për çmontimin e atij që ai e konsideron “grupin organizator të grushtit të shtetit ndaj reformës në drejtësi”.

- Advertisement -

Me tona të ashpra ndaj Qeverisë dhe Parlamentit, Meta akuzoi se pas tentativave për të kapur Gjykatën Kushtetuese fshihet Kryeministri, Edi Rama. Presidenti foli dhe për “drejtësi të re” pas parandalimit të grushtit të shtetit, duke thënë se, përgjegjësi kryesor do të jetë z. Rama.

Për të folur rreth nismës më të fundit të kreut të shtetit, në studion e Ilva Now ishin Alfred Peza, sekretar për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në PS dhe Henri Çili, analist.

Për analistin Henri Çili veprimi i fundit i presidentit është në thelb ritheksim i tripolaritetit të politikës shqiptare, por që në thelb sipas tij i shërben vendosjes së ekuilibrit politik që mungon prej kohësh në vend,

“Duket pak si viti 2009, ristrukturimi i tripolaritetit, ku Meta përtej ish-kryeministër, ish-kreu i LSI po rikrijon një moment politik, sot nga llogorja e presidentit për të qenë një garues i sigurt në zgjedhjet e ardhshme kur të vijnë”, tha Çili.

Por për sekretarin për marrëdhëniet me shoqërinë civile dhe mediat në PS, tripolariteti gjendet brenda opozitës, me kreun e PD, Lulzim Basha, kreun e LSI, Ilir Meta dhe opozitën e re parlamentare. Z. Peza e cilësoi plotësisht antikushtetuese sjelljen politike të presidentit, që sipas kushtetutës duhet të qëndrojë mbi palët ndaj paralajmëroi se shumë shpejt mazhoranca do mbledhë komisionin për shkarkimin e tij.

“Ne kemi një komision që do të mblidhet këto ditë dhe besoj se brenda javëve të ardhshme do konkludojë drejt shkarkimit të presidentit të republikës.

Pritet të shkohet drejt këtij vendimi duke qenë se presidenti po e thellon antikushtetutshmërinë e tij. Presidenti në momentin që do të dalë nga presidenca në rrugë, që nuk është e sanksionuar në kushtetutë si e drejtë apo detyrë e presidentit, çka e bën të tejkalojë të drejtën e tij si president dhe kjo bën atë që ai e thellon shkeljet kushtetuese, çka e bën mazhorancën njësoj të vendosur sa edhe presidenti të shkojë edhe më e vendosur për shkarkimin e tij”, tha z. Peza.

Të pyetur nëse presidenti në një farë mënyre me vendimin e tij për të dalë nga kostumi i kreut të shtetit po e provokon mazhorancën z. Çili tha se në situatën e dizekuilibrit të theksuar politik në të cilën gjendet vendi, veprimi i presidentit, sado i tepruar, duket se është i nevojshëm për të shmangur një sistem që do të ishte plotësisht në shërbim të mazhorancës së sotme.

“Mua më duket se veprimi i presidentit, me teprime, tejkalime do kishim sot një sistem, shumë në favor të mazhoranës seç e kemi sot, nesër e shoh në garë për zgjedhjet e ardhshëm

Ky zë, ky veprim institucional do ishte problematike të mos ishte as kjo, në çekuilibrin e përgjithshëm  të sistemit tonë, veprimi i presidentit ekuilibron. Veprimet e Metës në gjykimin tim i kontribuojnë ekuilibrit politik. Shoqëria shqiptare do ishte e mangët pa veprimin e Metës”, tha z. Çili.

Ndërsa për z. Peza, presidenti duke u marrë me veprimtari politike, ka dalë nga e drejta e tij kushtetuese dhe kjo sipas tij nuk është aspak në interes të publikut. Ai theksoi se PS, kur e zgjodhi Ilir Metën president në vitin 2018, u nis edhe nga profili i tij si person me një karrierë të gjatë politike dhe nuk mund të merrte me mend atë që ai e quajti metamorfozë.

“PS e votoi Metën si president për arsye që janë thënë dhe që kanë të bëjnë me profilin e tij si një njeri që i kishte ngjitur gjithë shkallët e karrierës. PS nuk mund ta mendonte se ai do të pësonte këtë metamorfozë kur të hynte në presidencë. Të gjithë presidentët në Shqipëri, kanë bërë presidentin, kush më mirë, kush më keq, por asnjë nuk ka bërë politikë në kostumin e presidentit siç po bën Ilir Meta”, – tha z. Peza.

 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?