English

Tubimi i Metës më 2 mars, Ambasada e SHBA thirrje shtetasve amerikanë të bëjnë kujdes

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ambasada e SHBA i bën thirrje shtetasve amerikanë në Shqipëri të tregohen të kujdesshëm gjatë tubimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta më 2 mars.

- Advertisement -

Në një njoftim për mediat ambasada risjell në vëmendje se në tubime të mëparshme ka pasur episode dhune, ndaj iu kërkon shtetasve amerikanë që të qëndrojnë sa më larg dhe të informohen në media për çfarë ndodh.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 mars 2020, duke filluar rreth orës 5:00 pasdite, kohëzgjatja e tubimit të pritshëm nuk dihet. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.

Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për azhurnime. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Mbani një profil të ulët”, – thuhet në njoftimin e ambasadës.

Lexo gjithashtu: Presidenca apel qytetarëve për 2 marsin: Të shmanget çdo incident dhe provokim

                            Përplasja qeveri-presidencë, ministrja Etilda Gjonaj flet për Euronews

                            Meta nga studiot qendrore të Euronews: Shqiptarët të mbrojnë demokracinë nga regjimi njëpartiak

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?