English

Tubimi i presidentit, Taulant Balla: Meta e Basha në “luftë” kush është lideri i opozitës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Për Partinë Socialiste, protesta e Ilir Metës në datën 2 mars është dëshmi e një konflikti të brendshëm të opozitës. Taulant Balla deklaroi sot se tubimi do të bëhet për të treguar se kush është lideri, kryetari i PD-së, Lulzim Basha apo Presidenti Ilir Meta.

- Advertisement -

“Kjo s’ka të bëjë aspak me çështjet dhe konfliktet e brendshme që kanë lindur brenda opozitës, mes Lulzim Bashës dhe Ilir Metës apo problemet të karakterit kush është lideri i opozitës. Ne nuk hyjmë në këtë debat, kjo është çështje që u takon atyre”, tha kreu i grupit të PS.

Mundësinë për të shpërndarë parlamentin, Taulant Balla e ironizoi me fabulën e njohur dhelpra dhe rrushtë

“E dini atë përrallën dhelpra dhe rrushtë? Përgjigjen e keni aty, lexojeni me shumë vëmendje dhe nuk jap asnjë koment. Do hezitoja të bëja çdo koment përkundrejt një presidenti që tashmë ka humbur çdo lloj sjellje kushtetuese normale për të vijuar për të qenë President i Republikës.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha ndër të tjera se Presidenti me deklaratat e tij ka ofenduar ambasadorëve të akredituar në Tiranë. Për këtë deklaratë reagoi edhe zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i cili deklaroi se presidenti, me veprimet e tij institucionale nuk ka keqpërdorur asnjë ambasador të huaj.

Lexoni gjithashtu: Mazhoranca sfidon Presidentin Meta për dy marsin

                             Presidenti Meta: Mazhoranca kërkon shkarkimin tim, me porosi të UDB-së

                             Tetë arsyet pse Presidenti Ilir Meta pretendon për grusht shteti

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?