English

Presidenti Meta akuzon “puçistët” dhe “organizatat mafioze ndërkombëtare”

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Presidenti, Ilir Meta në fjalën e mbajtur para të pranishmëve në tubim, tha se kur institucione bien, ngrohet populli. Z. Meta akuzoi mazhorancën qeverisëse, oligarkët por dhe ndërkombëtarët, se po rëndojnë mbi taksat e qytetarëve si dhe po shkatërrojnë sovranitetin e Shqipërisë.

- Advertisement -

“Presidenti i popullit kuqezi ulet në gjunjë vetëm para flamurit dhe popullit kuqezi, para popullit të shqiponjave. Këtë ta dëgjojnë mirë puçistë vendas dhe organizatat mafioze ndërkombëtare që kërkojnë të shkatërrojnë sovranitetin tuaj”, deklaroi z. Meta duke shtuar se sovraniteti i përket vetëm popullit.

Z. Meta tha se thirri tubimin pasi shteroi të gjitha përpjekjet institucionale dhe se sistemi i drejtësisë tha ai është kapur për fyti nga sekti antishtet.

“Financat publike po shterojnë dhe borxhet po rritet në mënyrë katastrofike. Skandalet që denoncon KLSH bien në vesh të shurdhët. Oligarkët kontrollojnë parlamentin një  partiak dhe bëjnë krime të rënda kushtetuese”, deklaroi Presidenti.

Presidenti më tej foli për Parlament të paligjshëm, duke thënë se nuk është respektuar Kushtetua në procedurën e zëvendësimin e deputetëve të opozitës që dorëzuan mandatin.

“Kuvendi ka 122 nga 140 deputetë që përcakton Kushtetuta. Mazhoranca provokoi opozitën që të braktiste Parlamentin. Kanë shkelur Kushtetutën, Kodin Zgjedhor dhe rregulloren e Kuvendit për të asgjësuar opozitën në Parlament”.

Presidenti akuzoi mazhorancën qeverisëse, se nuk ka bërë asnjë reagim ndaj pretendimeve të tij për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk ka asnjë përgjigje, asnjë veprim, asnjë reagim, ka vetëm heshtje se ka vetëm kapje. Kur kjo ndodh me autoritet e kushtetues dhe presidentit të republikës, ju e dini vetë se çfarë ndodh me qytetarët e thjeshtë. Në mënyrë mafioze dhe të paligjshme po tentohet të vidhet anëtari i Gjykatës Kushtetuese që ka të drejtë ta zgjedhë vetëm Presidenti i Republikës. Ky sekt po synon një grusht shteti të vërtetë, jo me tanke po duke kapur të gjitha institucionet në mënyrë. Ky sistem nisi me vjedhjen e zgjedhjeve në vitin 2017’, deklaroi z. Meta.

Për dekretin e anulimit të zgjedhjeve lokale, Presidenti tha se e zbatoi gjithë populli shqiptar duke bojkotuar.

Tubimi, zbulohet dekreti që do të firmosë Presidenti Meta në shesh

Presidenti, Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar do të firmosë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” një dekret kundër “grushtit të shtetit”. Në fakt, bëhet fjalë për kthimin e ligjit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që sipas ligjit të miratuar pak ditë më parë në Parlament, jo detyrimisht duhet të betohen para Presidentit për marrjen e detyrës. 

Nga ana tjetër, z. Meta në fjalimin që do të përmbyllë tubimin pritet të japë dhe një ultimatum për dekretimin për shpërndarjen e Parlamentit. Nuk dihet nëse ky ultimatum do të ketë lidhje me rishikimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve apo do të jetë një tjetër “kusht” që z. Meta do të vendosë.

Ndërkohë, Policia e Shtetit thotë se nuk ka informacion për trazira të mundshme gjatë protestës dhe për këtë arsye, nuk ka forca të shtuara policie pranë Kryeministrisë. Madje, nuk ka as kordon para godinës që Qeverisë.

NDIQNI LIVE ZHVILLIMET E TUBIMIT

LIVE BLOG | Zhvillimet më të fundit nga tubimi i thirrur nga Presidenti

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?