English

Turistët në Fushë Studën, parku kombëtar priti 130 mijë vizitorë në 2024

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Fushë Studëna që ndodhet ne brendësi te Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanice vazhdon te preferohet nga shume qytetare. Edhe pse jemi ne ditët e para te vitit 2025 te shumte janë ata qytetare që kanë kaluar çaste me familjen ne këtë fshat te Parkut Kombëtar Shebenik Jabllanice.

- Advertisement -

Vlen te theksohet se Parku Kombëtar gjate 2024 është vizituar nga më tepër se 130 mijë vizitorë, turistë vendas dhe të huaj të cilët e zgjidhin këtë zone për shkak të bukurisë natyrore, ajrit te pastër dhe gatimeve tradicionale.

“Për ajrin, për ushqimin tradicional, kemi edhe kohë pa ardhur. Pavarësisht se jemi nga këto zona, jemi nga Luniku, dhe bukuria e natyrës si duket nuk e humb kurrë vlerën”, thotë një vizitore.

Pamja që ofron ngjan me një kartolinë, pasi zona është e rrethuar nga pyje me pemë të larta të zbardhura nga bora dhe poshtë shtrihet edhe liqeni. Për të apasionuarit pas turizmit malor, duket vendi ideal.

“Kjo është zonë shume e bukur, zonë e mirë dhe pse mos të vish, është edhe rruga që e favorizon këtë punë”, shprehet një tjetër.

Fushë Studën, fshati më i famshëm i Parkut Kombëtar Shebenik, renditet mes destinacioneve të shumta gjithëvjetore në vendin tonë, i cili nga viti në vit po pret gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?