English

Turizmi i rrezikuar, operatorët turistikë: Goditjet janë me pasoja afatgjata

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Turizmi në Shqipëri pësoi goditje të rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit.

- Advertisement -

Godina e hotele të shumta u shembën. Për shkak të pasigurisë, turistët anuluan rezervimet.

Por tani, një dëm më të thellë në turizëm po e shkakton virusi COVID-19.

Këtë e thotë në një intervistë për Euronews Albania, Besnik Vathi, anëtar i bordit të shoqatës së operatorëve turistikë.

“Ardhja dhe përshkallëzimi i përhapjes dhe fillimi në Shqipëri, nuk bëri gjë tjetër, veçse e ndaloi përfundimisht punën në turizëm”, thotë z. Vathi. 

Sipas tij, ringritja do të jetë e vështirë.

“Mos harrojmë se turizmi nuk është se merr goditjen vetëm në periudhën që ndodh. Goditjet janë me pasoja shumë më të gjata”, ka shtuar ai.

Vathi tha se shoqata i ka bërë qeverisë tre propozimet e para – ndërprerjen e pagesave të tatimit dhe shtyrja e deklarimeve të pasqyrave financiare; e dyta – të ndihmojë për pagat e punonjësve.

“Kërkesa e tretë është kërkesa që ka të bëjë me kreditë e buta, me interesa të ulëta, për të ringritur turizmin. Unë do ta shikoja si një paketë e cila duhet të vijë menjëherë pas vlerësimit të dëmeve reale që do të ketë pësuar turizmi”, shpregon më tej anëtari i bordit të shoqatës së operatorëve turistikë.

Sipas tyre, paketa për turizmin duhet të jetë e veçantë nga ajo për biznesin, një paketë ringritjeje dhe jo thjesht për mbijetesën.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Euro 2024| A mendoni se Shqipëria do të mund ta kalojë grupin e “ferrit” në kampionatin Evropian?