Policia turke arrestoi sot 11 persona për mbështetjen e bojkotit njëditor të blerjeve një ditë më parë, si pjesë e një proteste kundër burgosjes së kryetarit të Stambollit Ekrem Imamoglu, rivalit kryesor të presidentit Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e ardhshme, njoftuan mediat shtetërore turke.
Prokuroria e Stambollit ka lëshuar urdhra arresti për 16 të dyshuar në hetimin e “urrejtjes dhe diskriminimit” dhe “nxitjes së urrejtjes dhe armiqësisë” në publik, raportoi Anadolia, raportoi AP.
Midis të arrestuarve është edhe aktori Cem Jigit Uzumoglu, i cili luajti Sulltan Mehmed Pushtuesin në serinë e dokumentarëve të Netflix “Rise of an Empire: The Ottoman Empire”, njoftoi Unioni i Aktorëve.
Të dyshuarit u arrestuan për shkak të postimeve në mediat sociale që u kërkonin njerëzve të mos shpenzojnë para të mërkurën dhe bizneset të mbyllin dyert e tyre në shenjë solidariteti.
Protestat në shkallë të gjerë antiqeveritare filluan muajin e kaluar pas burgosjes së kryetarit të bashkisë opozitare të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion që kritikët thonë se janë të motivuara politikisht.
Qeveria këmbëngul se gjyqësori është i pavarur dhe se nuk ka ndërhyrje politike.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kërkesa e Osmanit për tarifat, ministri Murati: Kur të merret vendimi, ju njoftojmë
- “Po vjen sherifi!” – Rama ironizon ardhjen e La Civita: Turist, do marrë shumë para