English

Turqia ka identifikuar 12 raste të reja me coronavirus, duke e çuar totalin në 18.

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca, tha se kjo është rritja më e shpejtë në ditët e fundit.

- Advertisement -

Disa nga të infektuarit kishin pasur lidhje me dy pacientët e parë me coronavirus që ishin identifikura në Turqi. Shtatë të tjerë kishin udhëtuar në Europë dhe tre në SHBA.

Të dielën janë futur në karantinë me mijëra myslimanë që po ktheheshin në Turqi nga Arabia Saudite.

Ministri i brendshëm deklaroi se lokalet dhe klubet e natës do mbylleshin duke filluar që nga kjo e hënë, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Të mërkurën, Turqia ishte e fundit nga ekonomitë e mëdha që identifikoi persona të prekur me COVID-19.

Që nga ajo ditë, përveçse ka ndaluar fluturimet me disa vende, qeveria turke ka marrë duke mbyllur shkollat dhe universitetet, si dhe ka ndaluar veprimtaritë sportive e kulturore.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?