Turqia tha të premten se do të ndalonte fluturimet në vajtje dhe kthim nga nëntë shtete evropiane, përfshirë Gjermaninë dhe Francën deri më 17 prill, në kuadër të përpjekjeve për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe raportoi tre raste të tjera, duke e sjellë totalin në pesë.
Turqia u bë ekonomia e fundit madhore të mërkurën më 11 mars që raportoi për prekje nga coronavirusi, ndërsa ka nisur zbatimin e masave të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të vonuar rastet.
Ministri i transportit, Mehmet Cahit Turhan tha se pezullimi i fluturimeve nga dhe për në nëntë vendet evropiane do të nisë nga ora 5 e të shtunës.
Vendet janë Gjermania, Franca, Spanja, Norvegjia, Danimarka, Austria, Suedia, Belgjika dhe Holanda. Turhan tha se lista mund të përditësohej në varësi të zhvillimeve.
Turqia ka pezulluar tashmë fluturimet me Italinë, Kinën, Korenë e Jugut, Iranin dhe Irakun.
Turkish Airlines tha se kompania do t’i ofronte pasagjerëve me bileta për në nëntë vendet “formën më të mirë të kompensimit dhe kushteve për ndryshimin e biletës”, duke marrë parasysh vendimin e qeverisë.