Pjesëtarët e komunitetit mysliman në Gjermani i kanë bërë thirrje qeverisë kundër radikalizmit të ekstremit të djathtë dhe racizmit. Kjo erdhi si pasojë e sulmit të bërë në dy lokale të Hanaut, ku mbetën të vrarë 9 persona dhe raportohet se 5 prej tyre ishin të besimit mysliman.
Për të biseduar rreth kësaj çështjeje, në Hanau anëtarët myslimanë u mblodhën në një xhami lokale, ndërsa në Berlin u mbajt një konferencë për shtyp. Qytetarët myslimanë të Hanaut u shprehën të frikësuar.
“Qeveria është e përfshirë në këtë mes. Duket sikur ata duan ta mbulojnë vrasësin, por ne nuk do ta lejojmë të ndodhë. Shumë njerëz të pafajshëm u vranë dhe kjo nuk është e drejtë. Qeveria duhet të vijë këtu dhe të bisedojë me viktimat. Pas kësaj, ata do të përballen me pasoja të vështira”, – tha një qytetar mysliman.
Ngjarje të tilla kanë ndodhur dhe më parë në shtetin gjerman ku të përfshirë kanë qenë anëtarët e komunitetit mysliman.
Nëntë persona u vranë dhe më shumë se gjashtë u plagosën rëndë pasi një neonazist gjerman hapi zjarr në dy lokale një natë më parë në Hanau.
Tobias Rathjen, 43 vjeç, i rritur në Hanau, fillimisht hapi zjarr në dy lokale që frekuentoheshin nga banorët lokalë kurdë.
Tre persona vdiqën në vend në lokalin e pare, kurse në lokalin e dytë, 2.5 km më larg, mbetën të vdekur pesë të tjerë. Kurse një tjetër vdiq pak më vonë.