English

Twitter zëvendëson zogun e kaltër me simbolin X

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pronari i Twitter-it, Elon Musk, ka prezantuar të hënën logon e re të platformës sociale, e cila do ta ketë një shkronjë të bardhë X me prapavijë të zezë.

- Advertisement -

Ky simbol do ta zëvendësojë zogun e kaltër.

Përmes një postimi në mëngjesin e së hënës, shefja ekzekutive e Twitter-it Linda Yaccarino, ka bërë me dije lajmin. Sipas saj, ribrendimi i platformës është një mundësi e re emocionuese.

“Twitter e ka ndryshuar mënyrën se si ne komunikojmë”, ka thënë ajo.

Sipas Musk-ut, edhe postime që njihen si “tweets” do të zëvendësohen me “postime x”.

Miliarderi e ka ndërruar fotografinë e tij të profilit, duke vendosur logon e re, dhe e ka shtuar “X.com” në biografinë e llogarisë.

Musk dëshiron ta krijojë atë që njihet si “super aplikacion”, i quajtur “X”, dhe beson se vizioni i tij përmban një lloj tjetër të rrjetit social.

Ai e ka ndërruar edhe emrin e biznesit në Korporata X, dhe ka thënë se zëvendësimi “do të duhej të bëhej shumë kohë më parë”.

Ikona e deritashme, zogu i kaltër, e ka emrin Larry, i cili sipas bashkëthemeluesit të Twitterit, Biz Stone, i është vënë simbolit sipas yllit të basketbollit dhe legjendës së grupit Boston Celtics, Larry Bird.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×