Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest në burg për Robert Kullën, djali i Nehat Kullës. Ai u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij.
Në seancën e sotme, Robert Kulla ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësinë e banesës, ku të dy pretendojnë pronësinë, pas vdekjes së Nehat Kullës.
Robert Kulla e kërkon si trashëgimtar dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit.
43-vjeçari është denoncuar në polici nga njerka e tij për “Dhunë në familje”. Sipas policisë, Robert Kulla ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij të ndjerë, si dhe i theu çelësin e bravës, pas konflikteve për pronësinë e një banese.
LEXONI GJITHASHTU:
- Arrestohet djali i Nehat Kullës, u akuzua në polici për dhunë nga njerka e tij
- Eksperti Kulla: Shenjat që tregojnë se Serbia po përgatitet për luftë në Kosovë