Gjykata e Tiranës ka pushuar hetimet për ish-kreun e Drejtorisë së Burgjeve Arben Çuko, i cili akuzohej nga prokuroria për moskallëzim krimi.
Vendimi është marrë pas mbërritjes së dosjes nga Struktura e Posaçme Antikorrupsionit në Prokurorinë Speciale.
Çuko u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4” pas dyshimeve fillestare për korrupsion dhe pjesë e një grupi kriminal.
Gjatë hetimeve, prokurorët e SPAK nuk gjetën prova duke ia deleguar Prokurorisë së Tiranës për moskallëzim krimi.
Po gjykatësi Sokol Tona ka vendosur pushimin e kësaj akuze pasi nuk ka prova bindëse për të marrë të pandehur.
Ish-deputeti i Partisë Socialiste u arrestua në tetor të vitit 2018.