English

U arrestua për trafikim të miturish dhe pornografi, lirohet mjeku Dervish Hasi

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Kardiologu Dervish Hasi, është liruar nga qelia një vit pas arrestimit që deri pak kohë më parë akuzohej për trafikim të të miturve dhe pornografi. Prokuroria e Tiranës pushoi hetimin për veprën e parë, pasi nuk gjeti element të fajësisë, ndërsa e dërgoi për gjykim Hasin lidhur me veprën penale të pornografisë.

- Advertisement -

Mbrojtja e të pandehurit, kërkoi disa ditë më parë, zëvendësimin e masës arrest në burg ndërsa togat e zeza pranuan kërkesën duke caktuar ndaj Hasit detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore një herë në muaj.

Kërkesa e organit hetues ka vajtur për gjykim në Dhomën Penale dhe pritet hapja e procesit gjyqësor, për veprën penale parashikuar në nenin 117/2. Dervish Hasi akuzohet për prodhim, importim, ofrim, vënia në dispozicion, shpërndarja, transmetimi, përdorimi ose posedimi i pornografisë së fëmijëve, si dhe krijimi i aksesit në mënyrë të vetëdijshme në të, me çdo mjet ose formë, vepër penale që parashikon një dënim nga 3 deri në 10 vite burg.

Hasi ka insistuar vazhdimisht se raporti me të miturën ka qenë me pëlqimin e palëve, dhe të njëjtin pozicion ka mbajtur edhe vajza thotë mbrojtja e tij. Hasi u arrestua pas një denoncimi nga një person, që raportoi se e mitura abuzohej seksualisht. Prej dy vitesh, e mitura ishte larguar nga shtëpia e saj dhe shkonte në banesën e mjekut, i cili e prezantonte atë si gruan e tij, teksa u raportua se njëkohësisht kishte lidhje edhe me 3 gra të tjera.

Dervish Hasi është lakuar më herët për ngjarje të tjera, dhe së fundmi edhe në një dosje të me dyshimet se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë anëtarë të një grupi kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

A mendoni se dhënia e 2 bonuseve për pensionistët këtë vit lidhet me fushatën elektorale?