Katër personat e arrestuar gjatë protestës së opozitës, kanë dalë sot para gjykatës, ku u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” për ta.
Bëhet fjalë për shtetasit Kindi Toli, Andrea Malia, Bledar Kola dhe Ismet Stefanis, të cilët akuzohen për veprime të dhunshme gjatë protestës së 20 shkurtit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Seanca u ndoq nga deputetët e “Rithemelimit”, të cilët e konsiderojnë të padrejtë shoqërimin e tyre në Polici.
Kujtojmë se gjatë protestës së opozitës, pati hedhje kapsollash, flakadanësh dhe molotovi drejt Kryeministrisë.
“Rithemelimi” ka paralajmëruar se do ta përshkallëzojë aksionin opozitar në ditët në vijim, ku sipas tyre, nuk do të mungojë as bllokimi i rrugëve.

LEXONI GJITHASHTU:
- Organizatat mjedisore lajmërojnë protesta kundër ligjit për “Zonat e Mbrojtura”
- Protesta e opozitës, Policia: Flakadanë e molotov, arrestuam 4 persona për dhunë