English

U arrestuan për tërmetin e 26 nëntorit, lihen të lirë ish-kryekomunarët e Farkës dhe Kasharit

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjykata e Apelit e Tiranës ka ndryshuar masat e sigurisë për dy ish-kryetarët e komunave Farkë dhe Kashar.

- Advertisement -

Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia u arrestuan për shpërdorim detyre në lidhje me shkatërrimin e disa ndërtesave gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Nga arrest me burg që caktoi Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli vendosi t’i lirojë nga qelia duke caktuar masën e sigurisë detyrim paraqitjeje për ta. Gjithashtu, u liruan edhe 5 personat e tjerë që mbaheshin në burg. Prokuroria gjatë operacionit të drejtuar prej saj lëshoi 41 urdhër ndalime. 30 prej tyre u ekzekutuan, ndërsa 23 u liruan me pas nga Gjykata e Shkallës së Parë.

Operacioni i koduar “Pasojat” u finalizua me 41 urdhër ndalimi pas një hetimit 6-javor lidhur me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Mes të ndaluarve për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe ndërtim i paligjshëm ishin edhe ish-kreu i komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ai i Kasharit, Besnik Fuçia, si dhe shefi i Urbanistikës në Vorë, Luan Beta.

“Është hetuar në drejtim të identifikimit të faktit nëse ndërtuesit apo kontraktuesit kanë zbatuar me përpikëri detajet e projektit, duke bërë të mundur që vendimet e tyre të sjellin apo jo pasojën e e ardhur”, – tha Elisabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Hetimet zbuluan se në objektet e shpallura të pabanueshme ka mungesë të dokumentacionit, dhe në disa raste janë plotësuar me falsifikime.

“Mungojnë procesverbale të përfundimit të objekteve dhe dokumente të tjera teknike. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimit të mbajtura nga ish-komunat Farkë e Kashar”, – tha prokurori Erjon Imeraj.

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?