English

U bllokuan në një përrua në zonën e Përmetit, shpëtohen 5 turistët nga Franca

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjatë eksplorimit në zonën e Përmetit, 5 turistë nga Franca kanë mbetur të bllokuar në një përrua afër fshatit Kosovë.

- Advertisement -

Bëhet me dije se një prej tuuristëve ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte lëvizjen me këmbë.

Pas kërkesës për ndihmë, në vendin ku ishin bllokuar turistët, u dërguan shërbimet e policisë dhe emergjencat civile të cilët u erdhën në ndihmë turistëve.

Turistja e dëmtuar u transportua drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.

“Salla operative e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër ka marrë njoftimin se në fshatin Kosovë, njësia administrative Piskovë, 5 turistë francez, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në një luginë (përua), ku njëra prej tyre ishte rrëzuar dhe kishte dëmtuar gjymtyrë dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e emergjencave civile dhe ekipin mjekësor  u nisën në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët dhe bënë të mundur shpëtimin e tyre.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?